IPKO Superliga

Ndizet Peja, sot në 16:00 luhet finalja e titullit Prishtina-Drita

Drita e Bekim Isufit apo Prishtina e Mirel Josës. Dilemat e një sezoni të tërë në Vala Superligën e Kosovës do të marrin fund sot pasi në fushën asnjanëse “Shahin Haxhiislami” të Pejës në orën 16:00 skuadra kryeqytetase do të presë intelektualët nga Gjilani në një sfidë të drejtpërdrejtë për titullin. E favorizuar për të fituar titullin e dytë në histori pas atij të vitit 2003 është padiskutim Drita që luan për 3 rezultate në këtë ndeshje. 3 pikët avantazh në renditje dhe bilanci pozitiv në 2 përballjet direkte të këtij sezoni i japin mundësinë skuadrës nga Gjilani që të shpallet kampione nëse fiton , barazon ose humbet me një gol diferencë. Prishtinës së Mirel Josës për të rikthyer titullin në kryeqytet pas 5 viteve mungesë, titull ky që do të ishte i pari për ish trajnerin e Tiranës dhe Skënderbeut dhe i dyti për Armend Dallkun e Debatik Currin pas atij të sezonit 2003-2004, i duhet të fitojë me 2 ose më shumë gola epërsi. Prishtina zgjodhi që kjo sfidë të luhej në stadiumin e Pejës që ka një kapacitet të vogël prej vetëm 2000 mijë vendesh për faktin se në këtë stadium ka luajtur të gjitha sfidat e fundit të kampionatit si skuadër pritëse. Do të jenë vetëm 100 tifozë që do të udhëtojnë nga Gjilani për të ndjekur Astrit Faliu e Kastriot Rexhën me shokë në finalen e këtij sezoni që mund të kurorëzojë në mënyrën më të mirë kampionatin spektakolar të Dritës. Transmetimet në Supersport për këtë supersfidë do të nisin që në orën 15:00 me një emision special dhe do të përfundojnë në mbrëmje vonë kur të jetë mësuar edhe skuadra kampione e Vala Superligës së Kosovës për sezonin 2017-2018 dhe njëkohësisht ekipi që do të luajë në paraeliminatoret e Champions League sezonin e ardhshëm, pasi pjesëmarrjen në Europë e kanë siguruar të dyja skuadrat.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency