Serie A

Ndizet sfida Juve-Napoli, triumf ‘i çmendur’ për Lazion, Milani 5 javë pa fitore

Napoli arriti të rikuperojë dy pikë në javën e 33-të të Serisë A, pasi mposhti Udinesen dhe përfitoi nga fakti që Crotone ndali Juventusin në barazim 1-1. Tashmë distanca mes dy skuadrave pretendente për titull është vetëm 4 pikë, ndërsa sfida direkte e të dielës bëhet edhe më vendimtare, pasi mund të vendosë shumë në lidhje me luftën për t’u shpallur kampion i këtij sezoni të Serisë A.

Napoli nuk e pati aspak të lehtë ndaj Udineses në ‘San Paolo’, teksa e pa veten dy herë në disavantazh, por arriti të rikuperojë dhe të marrë fitoren me rezultatin 4-2. Insigne, Albiol, Milik dhe Tonelli shënuan për skuadrën e Sarrit, që tani ka rikuperuar në 4 pikë diferencën nga Juventusi kryesues.

Edhe Roma mori një fitore që e ndihmon të ruajë hapin e skuadrave që garojnë për një vend në zonën Champions, teksa mposhti në ‘Olimpico’, Genoan. Under kaloi verdhekuqtë në avantazh në minutën e 17’, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, ishte Zukanoviç që shënoi në portën e tij, duke e çuar rezultatin në 2-0. Genoa u zgjua me një supergol të ish sulmuesit të Milanit, Lapadula, por nuk arriti të bëjë më shumë, për të mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.

Juventusi hodhi një hap fals, duke bërë që të rihapet gara në kampionat, pasi u ndal në një barazim 1-1 ndaj Crotones, në transfertë. Bardhezinjtë gjetën avantazhin të parët me Alex Sandron, që në minutën e 17’, por Crotone befasoi Szczesnyn në minutën e 65, teksa dërgoi topin në rrjetë me anë të Simy. Vetëm pak minuta në fund të takimit edhe për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti.

Veretout u bë makthi i Thomas Strakoshës, pasi i shënoi 3 herë në ‘Artemio Franchi’, por në fund rezultati i buzëqeshi bardhekaltërve, që arritën të fitojnë 3-4. Në një sfidë ku të dy skuadrat luajtën për më tepër se 75 minuta me nga 10 futbollistë, vendasit nuk arritën të të marrin pikë ndaj Lazio, pasi shpërdoruan avantazhin më shumë se një herë.

Një sfidë tejet interesante ishte edhe ajo mes Torinos dhe Milanit, që përfundoi në barazim 1-1. Vendasit humbën mundësinë për të kaluar në avantazh që në minutën e 4-t, kur Belotti ekzekutoi një penallti, por topi i goditur prej tij, u përplas në shtyllë. Nga ana tjetër, skuadra e Gattusos gjeti avantazhin vetëm pak minuta më vonë, pas një goli mjaft të bukur, shënuar nga Bonaventura. Gjithsesi skuadra e Mazarrit nuk u pajtua me këtë rezultat dhe u hodh në kërkim të golit të barazimit, të cilin e gjeti në pjesën e dytë, me anë të De Silvestrit, që kërceu më shumë se të gjithë pas një goditjeje këndore dhe mposhti Donnarummën.

Vetëm barazim pa gola në sfidën e mbijetesës mes Spalit dhe Chievos, ndërsa Verona u ‘dorëzua’ ndaj Sassuolos në ‘Bentegodi’, pasi humbi me rezultatin 0-1. Me rezultat minimal dhe me një gol të shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes, fitoi edhe Sampdoria ndaj Bolognës, duke mbajtur gjallë pretendimet për një vend në Europa League.

Më herët, Benevento u mposht 0-3 nga Atalanta, duke rënë tashmë edhe matematikisht në Serinë B, prej nga erdhi vetëm verën e kaluar. Skuadra e Gasperinit nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, ndërsa Benevento tregoi se nuk ishte e gatshme për të garuar mes më të mirave, pavarësisht merkatos së janarit, që solli emra të bujshëm në letër.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency