Toni Kroos rinovoi para pak ditëve me Real Madrid teksa firmosi një kontratë të vlefshme deri në vitin 2024. Gjermani që është një nga liderët e “Los Blancos” duke qenë pjesë e spanjollëve prej vitit 2014 kur u transferua nga Bayer Leverkusen, së fundmi zbuloi më shumë rreth vendimit për të rinovuar me kryeqytetasit. 33-vjeçari u shpreh se nuk ndjehet i lodhur dhe se futbollin e shijon njësoj si para 15-vitesh.
“Ndjehem ende i emocionuar, ndjehem mirë fizikisht dhe kam ndjesinë se mund t’i jap shumë skuadrës në fushë. Nuk mund të vendosja për rinovimin në tetor sepse sezoni është i gjatë dhe ndonjëherë në fundin e tij ndjehesh pa energji. Por, nuk ishte ky rasti im. Për mua e rëndësishme është ta mbyll karrierën në një gjendje të mirë dhe në nivel të lartë.
Lexo edhe:
- Reali zyrtarizon një tjetër rinovim, firmos për dy vite mesfushori nga Sevilla
- Historike/ Fitore dhe rekord! Suksesi i 11-të në Europë, Luiza Gega shkëlqen në Poloni (VIDEO)
- Shtatë vite me fanellën e Dortmund, Bayern u “rrëmben” një tjetër element verdhezinjve
Kam të njëjtën dëshirë si 15-vite më parë, dua të fitoj ndeshje dhe trofe. Nuk jam aspak i lodhur dhe mërzitem shumë kur humbasim ndeshje. E di mirë se në të ardhmen nuk do të mund të bëj asgjë nga ato që bëj tani.
Më shijon presioni i ndeshjeve dhe i objektivave. Unë nuk jam nga ato që mund të transferohen në klube të tjera dhe të luajnë pa asnjë synim konkret, nuk do të luaja kurrë për vendin e shtatë apo të tetë”, u shpreh Kroos.
