Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ndjehet keq ditën e prezantimit, mbrojtësi i Realit ndërpret konferencën

Që prej rikthimit të Zinedine Zidane, Eder Militao ishte futbollisti i parë që nënshkroi me Realin e Madridit, por prezantimi zyrtar u bë vetëm sot, pasi futbollisti përfundoi angazhimin me Brazilin në Kupën e Amerikës.

Qendërmbrojtësi pozoi në krah të presidentit madrilen Florentino Pereaz dhe më pas u ul në sallën e konferencave të klubit, për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, por këtu jo gjithçka shkoi mirë.

Kjo pasi në një moment Militao nuk po ndjehej mirë dhe humbi përqendrimin, duke kërkuar me mirësjellje, që konferenca për shtyp të ndërpritej dhe më pas u largua në ambientet e brendshme të klubit.

Për 21-vjeçarin Reali i Madridit pagoi 50 milionë euro në arkat e Portos, ndërsa Militao tani do të nisë pushimet verore, për t’u rikthyer në fund të muajit në Madrid dhe për të nisur punën nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...