Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Ndjesi negative rreth dëmtimit, Franca bën me “dhimbje koke” Xavin

Franca zbriti në fushë mbrëmjen e së enjtes për përballjen ndaj Austrisë të vlefshme për Grupin 1 në Ligën A të Nations League. në shtëpinë e tyre, “Gjelat” bënë detyrën teksa fituan me rezultatin 2-0, por një shije të hidhur lanë dëmtimet e portierit Mike Maignon dhe mbrojtësit Jules Kounde. Madje, për këtë të fundit ndjesitë nuk janë pozitive pasi nga të dhënat e dëmtimit flitet për një problem të bicepsit femoral në këmbën e majtë.

Kohën e rikuperimit do ta vendosë grada e dëmtimit me Kounde që pritet të rikthehet në Barcelonë për të vijuar me ekzaminime më të detajuara. Sipas shtypit spanjoll, vetë lojtari ka informuar klubin katalanas se ka kaluar një natë mes dhimbjeve ndërsa shqetëson edhe historiku i dëmtimeve të Kounde me të tilla probleme nga koha e Sevillas.

Paraprikisht, pritet që 23-vjeçari të mungojë për katër javë ndërsa nëse konfirmohet koha e rikuperimit, atëherë Kounde do të mungonte në impenjime të rëndësishme të blaugranave si dy përballjet me Interin në Champions League apo edhe El Clasico me Real Madrid në kampionat.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...