Bernard Berisha u rikthye te Kosova pas një kohe të gjatë. Sulmuesi i majtë, i cili luan në Rusi tek Akhmat Grozny, foli pas barazimit 2-2 me Zvicrën në emisionin “Dardanët” në SuperSport 3, ku ndër të tjera tha:
“Të luash për vendin tënd është ndjesia më e mirë, jam gjithmonë gati për Kosovën. Luajtëm mirë, tani të fokusohemi te Rumania.
Lexoni edhe:
- “Shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta”, Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë!
- Mancini e nis me humbje aventurën, Arabia Saudite bie në “St. Jame’s Park”
- Zielinski mungon ndaj Shqipërisë? Ja si është gjendja e mesfushorit të Napolit
- Kualifikueset EURO 2024/ “Vëllazërorja” Kosovë-Zvicër premton spektakël në “Fadil Vokrri”
Kishim mundësi të mira, në të dy pjesët. Trajneri e kishte përgatitur që ta mbyllnim 0-0 të parën. Dhe në pjesën e dytë të futnim lojtarë të shpejtë si Zhegrova dhe Krasniqi. Bëmë një punë të mirë, të vazhdojmë të bashkuar.
Rikthimi? Kam patur një bisedë me trajnerin, ai ka besim tek unë. Kjo më motivoi të vija dhe të jepja më të mirën“, theksoi 31-vjeçari nga Peja.
VIDEO/ Barazim spektakolar në “Fadil Vokrri”, Muriqi mban në lojë Kosovën
