Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndodh edhe kështu, Muller dhe bashkëshortja e tij akuzohen për keqtrajtim të kuajve

Telashe në horizont për futbollistin e Bayernit të Mynihut dhe të kombëtares gjermane, Thomas Muller. Siç bën të ditur “Daily Mail”, sulmuesi dhe bashkëshortja e tij janë akuzuar për mizori ndaj kuajve të tyre nga ana e organizatës PETA, që mbron shëndetin e kafshëve.

Siç dihet, futbollisti dhe bashkëshortja e tij menaxhojnë një fermë kuajsh dhe në orët e fundit kishin lajmëruar se kali i tyre, D’Avie, kishte pasur një problem në një këmbë  gjatë periudhës që i paraprin fazës riprodhuese. Në këtë mënyrë, siç shpjegon tabloidi, Muller dhe bashkëshortja e tij Liza, akuzohen se I detyrojnë kuajt të kryejnë akte seksuale jonatyrale, me synimin për të përfituar doza sperme, që pastaj  dhe shiten rreth 200 euro doza.

PETA shpjegoi nëpërmjet zëdhënëses së saj, Jana Hoger, se “plagët e pesuara nga D’Avie, nën mbikëqyrjen e Lisa dhe Thomas Myllerit ishin të parashikueshme dhe mund të evitoheshin”. Zëdhënësja shtoi se “është e tmerrshme se si ata që e konsiderojnë veten të pasionuar pas kuajve i detyrojnë kafshët të kryejnë akte seksuale jo të natyrshme për të përfituar”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...