Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ndodh në Serinë A, arbitri detyron trajnerin të ndërrojë këmishën

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur dje në ndeshjen hapëse të kampionatit italian mes Parmës dhe Juventusit, dhe protagonistë kanë qenë arbitri Maresca e trajneri i vendasve Roberto D’Aversa.

Ky i fundit kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një kollarë ngjyrë blu, duke krijuar një kombinim të ngjashëm me fanellën e parë të skuadrës së tij, dhe pikërisht për këtë reagoi edhe arbitri.

Maresca ndali ndeshjen dhe i kërkoi D’Aversas që të ndërrojë këmishën, për të mos u krijuar konfuzion mes tij dhe futbollistëve të Parmës, ndërsa tekniku u detyrua të pranojë vendimin dhe të veshë një këmishë të zezë.

D’Aversa në fillim të ndeshjes…

D’Aversa pasi ndërroi këmishën

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...