Serie A

Ndoj fiton derbin kuqezi me Berishën, Fiorentina “bie” në Torino

Emanuele Ndoj fiton derbin e shqiptarëve me Etrit Berishën në takimin SPAL – Brescia, që u mbyll me fitoren 0-1 të “Dallëndysheve”. Golin që përcaktoi fituesin në këtë takim e realizoi Mario Balotelli në minutën e 54-t. Duhet theksuar se skuadra e SPAL-it shpërdoroi një 11-metërsh me Petagnan në minutën e 74-t. Si Berisha dhe Ndoj e nisën titularë këtë përballje, por nëse “gardiani” kuqezi qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, mesfushori i ri u zëvendësua në minutën e 66-të, duke ia lënë vendin Magnanit.

 Torino iu imponua 2-1 Fiorentinës me golat e Zazas dhe Ansaldit, ndërsa për ekipin vjollcë, që reagoi vonë, nuk pati vlerë rrjeta e Caceres në shtesë.

2-2 përfundoi Sassuolo – Cagliari, me ekipin ishullor që reagoi në fundin e takimit me finalizimet e Joao Pedros dhe Ragatzu, ndërsa me herët për vendësit kishin shënuar në pjesën e parë Berardi dhe Djuricic. Berardi humbi penalltinë kur rezultati ishte 2-1 për Sassuolon, episod që ndodhi në minutën e 66-të.

Me të njëjtin rezultat 2-2 përfundoi edhe Lecce – Genoa. Pandev dhe Criscito (11-m) i dhanë epërsinë e dyfishtë skuadrës mike në pjesën e parë, por puljezët reaguan në fraksionin e dytë me Falcon dhe Tabanellin. Genoa e mbylli takimin me 9 futbollistë, pasi Agudelo dhe Pandev u ndëshkuan me kartonë të kuq.

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency