Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ndoj: Kombëtarja, një mundësi e madhe

Pas paraqitjeve të shkëlqyera të sezonit të kaluar me Brescian në Serinë B, Emenuele Ndojit i mjaftuan vetëm dy ndeshje me ekipin Shpresa për të treguar potencialin e tij. Mesfushori 20-vjeçar, i grumbulluar për herë të parë nga trajneri Panuçi tregoi emocionet e të qenit pjesë e Kombëtares.

“Jam i gëzuar që më kanë grumbulluar, me lojtarët e tjerë ndihem mirë. Trajneri ka ardhur të më shohë ndaj Ternanës, ra shi dhe nuk mundi të më shikonte dhe më pas s’kemi pasur kontakte.”

Ndoj e pranon se përfshirja në skuadër është një mundësi e madhe, edhe pse është i vetëdijshëm se duhet të punojë shumë për të qenë pjesë e përhershme e grupit. Për mesfushorin e rritur në Akademinë e Romës nuk ka rëndësi nëse luan në Kombëtaren A apo me ekipin Shpresa, mjafton që përfaqëson ngjyrat kuqezi.

“Nuk pretendoj asgjë. Jam i ri është hera e parë që grumbullohem me Kombëtaren, këtu do të bëj gjithcka thotë trajneri. Është një mundësia e madhe për mua këtu, por edhe nëse luaj me Kombëtaren Shpresa për mua nuk përbën asnjë problem. Nuk jam stërvit sepse jam dëmtuar ndaj Perugias, por shoh që në skuadër punohet me intensitet dhe ka shumë kualitet.”

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...