Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ndoj: Nuk mendoj për merkaton, po pres me padurim debutimin në kombëtare

Nga grumbullimi i kombëtares shqiptare në Zvicër, mesfushori i Brescias Emanuele Ndoj i bëri një bilanc sezonit të tij në aspektin personal.

“ Ky sezon ka qenë shumë i mirë për mua në aspektin personal. Kam luajtur të gjitha ndeshjet e kampionatit, e kam mbyllur mirë këtë sezon. Brescia arriti të siguronte mbijetesën dhe jam i lumtur për këtë”.

Sirenat e merkatos kanë nisur të dëgjohen, por Ndoj për momentin mendon vetëm për Brescian dhe le gjithçka në dorë të klubit.

“ Për merkaton unë sdi asgjë, jam nën kontratë me Brescian dhe mendoj vetëm për këtë klub. Kam edhe 2 vite kontratë me Brescian dhe mendoj vetëm për skuadrën për një largim të mundshëm timin vendos klubi”.

Ndoj kërkon ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe ndryshe nga herën e parë tashmë synon edhe debutimin me kombëtaren kuqezi në dy miqësoret e radhës ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

“ Është një ëndërr të jem këtu me kombëtaren e madhe. Është trajneri ai që vendos se kush luan. Unë jam i gatshëm dhe në momentin që trajneri do të ketë nevojë për mua, do të mundohem të jap më të mirën time në fushë”.

Mesfushori i dalë nga akademia e Romës e pranon se në këtë fazë të sezonit lojtarët nuk janë në gjëndjen e tyre më të mirë fizike.

“ Kemi bërë shumë ndeshje jemi të ngarkuar fizikisht, prandaj duhet pak kujdes në këto dy sfida, por gjithsesi ne do të japim maksimumin për të marrë rezultate pozitive”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...