Emanuele Ndoj ka lënë pas dëmtimin dhe duket se po rikuperon pozitat e tij te Brescia, ku u rikthye këtë verë pas një huazimi 6-mujor. Mesfushori i Kombëtares Shqiptare është përzgjedhur si titullar nga trajneri Clotet në miqësoren ndaj Sampdorias që është zhvilluar pasditen e sotme.
Ndoj u kërkua me ngulm nga Tirana gjatë merkatos së verës, por refuzoi bardheblutë dhe zgjodhi të rikthehej te Brescia, aty ku ka kaluar thuajse të gjithë karrierën e tij, teksa me “dallëndyshet” ka luajtur edhe në Serinë A.
Tani që ka lënë pas dëmtimin, mesfushori synon të fitojë një vend titullari me Brescian dhe pse jo, sërish një ftesë në kombëtaren shqiptare, aty ku mungon prej shumë kohësh.
