Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ndombele një hap larg PSG-së, Conte gjen zëvendësuesin e tij në Serie A

Antonio Conte provoi humbjen e parë në Premier League si trajner i Tottenham, që u mposht 2-0 në “Stamford Bridge” kundër Chelsea. Ecuria prej nëntë ndeshjes radhazi pa humbje (6 fitore dhe 3 barazime) mori fund, por jo objektivi për t’u renditur në katërshen e parë në Premier League.

Trajneri italian pranoi se mes dy ekipeve ka një diferencë të konsiderueshme dhe tani pret dhurata nga merkato. Disa emra janë përfolur për transferimin te Spurs, ndërsa në skenë ka dalë edhe Sofyan Amrabat.

25-vjeçari luan si mesfushor shkatërrues dhe është një nga lojtarët më të dalluar te Fiorentina, klub me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Amrabat po luan me Marokun e tij në Kupën e Afrikës dhe Conte e sheh si zëvendësuesin perfekt të Tanguy Ndombele.

Francezi është një hap larg transferimit te PSG dhe në momentin që do të vijë zyrtarizimi, Tottenham pritet të formulojë një ofertë zyrtare për Fiorentinën, që kërkon rreth 15 milionë euro për të lënë të lirë Amrabat.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...