Klubet e mëdha të Europës janë gati të bëjnë çmenduri në merkaton e dimrit për Tanguy Ndombele por lojtari e shikon ndryshe të ardhmen e tij te Lyon. Mesfushori i talentuar francez ka vendosur të mos largohet nga skuadra në mes të sezonit pasi dëshiron t’i ndihmojë për të arritur objektivat duke snobuar kështu interesimin e Manchester City, Manchester United, Tottenham që ofrojnë deri në 50 milionë euro për kartonin e lojtarit. 21-vjeçari nuk dëshiron të nxitohet në janar duke preferuar verën e ardhshme për të vendosur me qetësi për destinacionin e ri.