Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Ndoshta do të më vrasin për këto fjalë”, ish-kapiteni rus del kundër presidentit Putin

Rusia prej muajsh ka nisur pushtimin në Ukrainë, me luftën, e cila ka prekur të gjithë kontinentin dhe jo vetëm. Një luftë e cila ka lënë pasoja të mëdha në çdo aspekt të jetës, por jo çdo qytetar rus është dakod me këtë gjë.

Njëri prej tyre është Igor Denisov. Një “yll” sporti në Rusi, i cili nga viti 2008 deri në vitin 2016 ishte pjesë e kombëtares ruse të futbollit, i ka dalë kundër presidentit Putin.

Denisov numëron 54 ndeshje me Rusinë dhe për më tepër mbajti edhe shiritin e kapitenit në periudhën e tij. Së fundmi ai foli me tone të ashpra për situatën e krijuar, duke konsideruar luftën, një katastrofë të vërtet.

“Nuk e di, ndoshta do të burgosem ose do të më vrasin, por do të flas ashtu siç dua dhe ashtu siç është situata. Perceptimi im për gjithçka ka ndryshuar në mënyrë drastike këto muaj. Jam i tronditur nga ajo se çfarë po ndodh, nuk kam fjetur.

Ndoshta nuk jam njohës i mirë i historisë, ndoshta jam i paditur, por kjo që po ndodh është e gabuar, jam totaliasht kundër luftës. Nuk mund të duroj më, shoh njerëz të pafajshëm që po vdesin, kjo duhet të ndalojë menjëherë. Jam i sigurt se ka shumë, shumë të tjerë në Rusi që mendojnë si une, por kanë zgjedhur të heshtin, unë jo më. Mjaft me kaq!”-tha Denisov.

Fjalë këto që në mediat ruse nuk janë bërë publike, pasi në shtetin Rus është ndaluar çdo deklaratë kundër luftës. Madje, Denisov tregon se në fillim donte të reagonte nëpërmjet një video në “Youtube”, por u ndalua nga miqtë e tij, pikërisht për shkak të situatës.

“Sigurisht që jam një person i thjeshtë dhe nëse ju nuk besoni, unë jam shumë i friksuar tani, por nuk mund të heshtë më. A do largohem pas kësaj deklarate? Jo. Nuk kam pse ta bëj, nuk do iki askund, nuk do fshihem më”- deklaroi në fund 38-vjeçari.

Mesfushori Denisov njihet për karrierën e tij të famshme te Zenit St. Petersburg, klub me të cilin luajti 254 ndeshje dhe realizoi 23 gola, ndërsa në “perëndimin” e karrierës ai luajti edhe për Anzhi, Dynamo Moscow dhe Lokomotiv Moscow, skuadër me të cilën mbylli karrierën në sezonin 2018-2019.

Denisov tani rrezikon deri në 15 vite burgim sipas legjislacionit të sapo miratuar në Rusi, që ndalon qytetarët të denoncojnë konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...