Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreca: Nuk kishim pushuar asnjëherë kaq gjatë, duam një vend në Europë

Supersport ishte sot në Ballsh për të ndjekur nga afër përgatitjet e klubit të Bylisit për rifillimin e kampionatit, ndërsa mesfushori anësor Edison Ndreka tregoi se futbollistët janë gati për të tentuar arritjen e objektivit, që është një vend në Kupat e Europës.

Si ka qenë stërvitja në kushtet e karantinës?
Në fakt ne futbollistët nuk e kishim provuar ndonjëherë të rrimë kaq gjatë pa luajtur futboll. Nuk ka ndodhur as në verë që të bëjmë pushime kaq të gjata. Tani që u zyrtarizua edhe data e rifillimit të kampionatit, e kemi marrë më seriozisht dhe mezi presim të zbresim në fushë.

Do të riktheheni duke pritur Tiranën kryesuese në shtëpinë tuaj. Si e prisni këtë takim?
Është e vërtetë që do të përballemi me skuadrën kryesuese dhe pretendenten kryesore për titullin kampion, por ne po e trajtojmë si ndeshje radhe dhe jemi gati të bëjmë më të mirën tonë në fushën e lojës.

Si e sheh futbollin pa tifozë?
Kur shohim ndeshje të Bundesligës, duket shumë i zymtë futbolli pa tifozë, por të shohim si do jetë kur të zbresim vetë në fushë. Shpresojmë të mbarojmë njëherë me sukses këtë kampionat dhe më pas të rikthehen edhe tifozët.

A besoni te një vend në Kupat e Europës?
Ne kemi qenë në vend të dytë dhe tani jemi këtu ku jemi, por renditja është e ngjeshur dhe me disa rezultate pozitive mund të arrimë Europën. Jemi gati të bëjmë më të mirën në fushë dhe të arrijmë objektivin e klubit, që është një vend në Kupat e Europës.

Kampionat apo Kupë, si shkohet më lehtë në Europë?
Nuk ka shumë rëndësi kjo, por unë e kam fituar Kupën e Shqipërisë me Laçin dhe do të doja ta fitoja edhe me Bylisin. Të shpresojmë që t’ia dalim.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...