Kategoria Superiore

Ndreca rikthehet nën urdhrat e Gegës, Kukësi fazë përgatitore jashtë Shqipërisë

Aventura e Edison Ndrecës te Partizani zgjati fare pak. Anësori i majtë u huazua nga Kukësi vetëm për duelet europiane të ekipit kryeqytetas.

27-vjeçari u aktivizua si zëvendësues në dy përballjet ndaj Saburtalos, që eliminoi Partizanin me penallti në raundin e parë të Conference League.

Në takimin e kthimit të së enjtes, Ndreca u hodh në fushë në minutën e 82’, ndërkohë që trajneri Mehmeti i befasoi të gjithë duke e nxjerrë nga fusha në 109’.

Lojtari mirditor nuk ka humbur kohë dhe është rikthyer menjëherë te Kukësi, duke iu bashkuar ekipit të Gegës në stërvitjen e së premtes pasdite.

Skuadra do te zhvilloje sot stërvitjen e radhës. E diela pushim, teksa duke nisur nga e hëna, Kukësi do të vijoje me përgatitjet në Tiranë deri në 25 korrik, datë kur do të udhëtojë në drejtim të Turqisë për fazën përgatitore.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency