Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Apolonia e fortë, por duam 3 pikët!

Në javën e tretë të Superiores, do të vihen përballë njëra-tjetrës dy skuadrat që kanë ardhur nga Kategoria e Parë, Kastrioti dhe Apolonia që do të përballen mes tyre në Kamëz këtë të shtunë në njē sfidë ku do të përsëritet finalja e edicionit të shkuar në Kategorinë e Parë. Trajneri i Kastriotit Ramazan Ndreu në intervistën para kësaj sfide vlerësoi maksimalisht Apoloninë, edhe pse objektivi i Kastriotit janë 3 pikët.

“Është një kundërshtar si të gjithë të tjerët, madje do të thosha edhe më i vështirë. Apolonia merr vlerësimin maksimal nga ana jonë.

Fatmirësisht kemi zhvilluar dy takime miqësore me ta dhe i njohim mirë. Kështu që na del për detyrë ta përgatisim ndeshjen me vlerësim maksimal, sidomos nga ana psikologjike”, u shpreh fillimisht Ndreu, i cili më pas kërkoi nga skuadra e tij që të sillet si duhet në fushë.

“Duke qenë një skuadër e vogël, mendoj unë, duhet të jemi punëtorë në fushë, të hyjmë në fushë me dëshirën e madhe për të marrë pikë dhe me mendimin se të gjithë kundërshtarët janë njëlloj. Ne nuk kemi bërë asgjë, jemi vetëm në hapat e parë. Është jashtë logjike që ne ta nënvlerësojmë Apoloninë. Na del për detyrë të marrim tre pikët e radhës dhe për të vazhduar sa më lart”, shtoi tekniku krutan.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...