Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu e Plaku besojnë: Kamza fiton ndaj Partizanit

Në fillim të sezonit, vështirë se dikush do ta kishte menduar se Kamza do të rivalizonte si e barabartë me Partizanin. Por, ecuria në fazën e parë dhe fakti që paraqitet në këtë sfidë me tre fitore në katër javët e fundit ka rritur optimizmin te ekipi i rikthyer në elitë. Sipas trajnerit Ndreu, me pak kujdes Kamza mund të marrë rezultat në përballjen e kësaj të shtune.

Ramazan Ndreu

“Partizani vërtretë nuk ka bërë paraqitjen e duhur, por është një skuadër që do vlerësim maksimal. Kamza, gjatë kësaj faze ka zhvilluar lojë të mirë, por ndaj Partizanit duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të marrë një rezultat pozitiv dhe ndoshta meqë mungon Tirana mund të quhet një derbi i vogël”.

Një humbje do të komplikonte edhe më tepër pozitat e trajnerit Iuliano në stolin e të kuqve. Ndreu nuk preferon të mendojë për duelin e teknikëve në stol, por tregon arsyet përse Kamza beson edhe te fitorja.

Ramazan Ndreu

“Që të jem i sinqertë, kur largohen trajnerët më vjen keq se kështu e ka kjo punë. Mendoj se mos ecuria e mirë e Partizanit mund të ketë ndonjë pasojë, por puna ime është që të mobilizoj skuadrën dhe tia bëj të qartë që kemi një kundërshtar shumë të fort përpara. Në bazë të paraqitjeve që kemi bërë deri më tani mebndoj që jemi më afër fitores, sepse jemi të të angazhuar dhe më të uritur për ti marrë tre pikët”.

Një prej lojtarëve që e ndjen më tepër këtë sfidë është kapiteni Sebino Plaku, i rritur në Akademinë e Partizanit, por që shpeshherë është përballur me të kuqtë si kundërshtarë.

Sebino Plaku

“Duke ndryshuar shumë ekipe, më ka rastisur të luaj kundër skuadrave ku kam luajtur. Do ta menaxhoj si profesionist edhe pse është emocion i veçantë, pasi luajmë përballë një ekipi me emër. Sidomos për pozicionin që kemi predispozohet ti japim respekt kundërshtarit, për masë që i takon, por të respektojmë edhe veten”.

Me katër fitore në 8 ndeshje të luajtura në histori, për Kamzën nuk është tabu të kërkojë edhe fitoren e parë ndaj Partizanit në kampionatin elitar në vend.

Sebino Plaku

“Situata është e tillë që po rivalizojmë me ekipe të tilla dhe duhet të luash edhe për ta fituar ndeshjen. Mendoj se e kemi mundësinë edhe momentin për të pretenduar fitoren. Gjithashtu mendoj se do të na favorizojë faktori fushë. Fitues do të jetë ekipi që ka më tepër qëndrueshmëri dhe më tepër vetëbesim dhe këto elementë aktualisht ne i kemi.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...