Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Europa ende larg, na mungon akoma diçka

Kamza bëri detyrën në sfidën ndaj Lushnjës, duke u rikthyer te fitorja dhe 3 pikët, pas humbjes në shtëpi ndaj Skënderbeut, javën e kaluar.

“Që në fillim e pashë që ishte një terren shumë i rënduar dhe në gjendje të keqe, ndaj u kërkova lojtarëve që të mbajnë sa më pak topin, sepse ishte e vështirë për të manovruar. Sot më pëlqeu fakti që ishim të thjeshtë dhe konkretë, por nuk jam i kënaqur për mënyrën se si i morëm golat, veçanërisht golin e dytë të Lushnjës, pavarësisht se erdhi në fund të ndeshjes, kur rezultati ishte vendosur tashmë”, u shpreh Nreu.

Kamza vijon me ecurinë pozitive dhe zona europiane është tashmë një realitet, por trajneri Ndreu mundohet të jetë realist dhe të shmangë euforinë në ekip.

“Tani mund të themi se jemi po aq pranë Europës, sa jemi larg mbijetesës. Gjithsesi, mendoj se kemi ende diçka që na mungon, veçanërisht në mesin e fushës, ku kemi nevojë për më shumë cilësi,. Por edhe në qendër të mbrojtjes, ku nuk e kemi zëvendësuar si duhet Fushtarin”, tha trajneri i Kamzës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...