Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Faulli që solli golin nuk ishte, gjyqtari na dëmtoi!

Trajneri i Kastriotit Ramadan Ndreu kishte rezerva për gjykimin në analizën që i bëri ndeshjes ndaj Teutës të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin minimal 0-1. Numri 1 i stolit krutan, theksoi se gjyqtari ndikoi në rezultati pasi faulli i Teutës i cili u shndërrua në gol nga Bregu nuk ishte.

“Në gjithë kampionatin ka qenë arbitrim i rregullt, kurse sot nuk më pëlqeu. Ishte një faull i paqenë. I kam thënë arbitrit që kujdes me ata që simulojnë.Nuk ia vlen ta zgjasim, nuk ishte faull. Aq është futbolli, një episod vendos. Skuadra bëri ndeshje të mirë, po vuajmë mungesat e titullarëve. Ata që futëm sot janë të rinj që vetëm luftojnë dhe nuk përballojnë kundërshtarë të fortë si Teutës. Presim të plotësohemi dhe të përmirësohemi në vazhdim”.

“Merkato? Nuk është se ma përmirëson merkato skuadrën. Grupin e kam, problemin e kam tek ata që më mungojnë. Nëse vjen ndonjë që plotëson grupin, ok do të jetë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...