Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: I lumtur për fitoren, larguam euforinë

Pasi e mbylli vitin 2017 me 3 humbje radhazi, Kamza u rikthye te fitorja, teksa mposhti bindshëm Laçin, duke prishur edhe serinë prej 4 suksesesh radhazi të kurbinasve. Skuadra e Ndreut ishte vendosur mjaft mirë në fushë dhe interpretoi në mënyrën e duhur ndeshjen, duke gjetur kohën për të goditur kundërshtarin.

“Ishte një ndeshje e vështirë, duke parë edhe kundërshtarin që kishim përballë, por rëndësi ka që morëm 3 pikët dhe e nisëm vitin me këmbën e duhur. Në fund të 2017-ës na kapi pak edhe euforia dhe pësuam ato 3 humbje, që na shërbyen sepse na rikthyen me këmbë në tokë”, u shpreh Ndreu.

Trajneri i Kamzës komentoi edhe lëvizjet në merkato, ku skuadrës iu largua një nga pikat më të forta, qendërmbrojtësi kroat, Fustar, teksa tha se skuadra ka marrë një zëvendësues për të, i cili pritet të luajë në javët në vijim.

“Kemi marrë një mbrojtës malazez për të zëvendësuar Fustarin, por sot nuk mund ta aktivizonim pasi nuk dinim gjendjen e tij fizike. Besoj se do të na shërbejë shumë për pjesën e mbetur të sezonit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...