Kupa e Shqiperise

Ndreu: Merituam kualifikimin, Shkurtajt i mungoi vetëm goli

Intervista e trajnerit të Kukësit, Ramazan Ndreu, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas sfidës që verilindorët fituan 1-0 ndaj Teutës, duke siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Një ndeshje e kontrolluar, që u shpërblye me kualifikimin…
Ishte një ndeshje ku u munduam të mbajmë skuadrën në balancë mes reparteve dhe të tregonim kujdes në prapavijë. Mendoj që e zgjidhëm mirë dhe arritëm të fitojmë dhe të kualifikohemi.

A mund të jetë mungesa e konkretizimit nga Shkurtaj, e vetmja notë negative për sot?
Më vjen keq për Shkurtajn, pasi bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe na ndihmoi shumë edhe në fazën mbrojtëse. Ka bërë një ndeshje shumë të mirë, por fati nuk ishte në anën e tij dhe nuk arriti të shënojë në rastet që pati.

Pse luajtët me Teqjan para mbrojtjes dhe jo me Limajn apo Rrocën?
Sepse ne na interesonte edhe barazimi pa gola, ndaj doja të isha i kujdesshëm në këtë fazë. Limaj dhe Rroca do të bënin shumë mirë në organizim, por sa i përket mbylljes së hapësirave, Dzaria dhe Teqja e bënë shumë mirë punën.

Kë do doni si kundërshtar në gjysmëfinale?
Gjatë gjithë kësaj jave ne kemi punuar shumë në aspektin psikologjik, për të kërkuar fitoren në ndeshjen e sotme. Sa u përket kundërshtarëve, në Kupë të gjitha skuadrat japin maksimumin, pasi mund të kapin finalen në vetëm 180 minuta. Të gjitha janë me meritë aty, ndaj nuk kam preferenca për shortin.

Si mendoni se do ta riktheni Shkurtajn te golat?
Është një lojtar i një kalibri të lartë, por ndonjëherë ndodh me sulmuesit që të kalojnë një ngërç para portës. Megjithatë Shkurtaj ka ardhur vetëm këtë vit te Kukësi dhe me kalimin e kohës do të përfshihet më mirë në lojën e skuadrës dhe do të arrijë të gjejë golat.

Jeni ankuar për gjendjen fizike, pro tani ndeshjet do t’i keni çdo 3 ditë. Sa ju shqetëson kjo?
Në fakt jemi përgatitur disi më tepër në aspektin fizik, por edhe sot kisha frikë se do të binim në minutat e fundit. Megjithatë skuadra reagoi mirë dhe e përballoi mirë ngarkesën e një ndeshjeje të tillë. Sa u përket ndeshjeve të ardhshme, kemi favorin që po na kthehen të dëmtuarit dhe do të mund të menaxhojmë lojtarët, duke përdorur edhe rotacionin, ndaj besoj se do ta përballojmë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency