Kategoria Superiore

Ndreu: Në Korçë për pikë, nuk bëj ndryshime në formacion!

Kastrioti është një nga skuadrat të këtij fillim sezoni në Kategorinë Superiore. Pas 3 javëve të para, skuadra e Ramadan Ndreut nuk e njeh “shijen” e humbjes dhe të njëjtën gjë do të kërkojë të bëjë edhe në ndeshjen e radhës në Korçë, të ruajë pathyeshmërinë. Ndaj Skënderbeut do të jetë një tjetër ndeshje e vështirë për krutanët me trajnerin Ramadan Ndreu që në konferencën për shtyp theksoi se korçarët meritojnë respektin maksimal.

“Skënderbeu është skuadër që pavarësisht probleme të kohëve të fundit e tregon veten se kush është. Nga ne merr vlerësim maksimal. Javën e shkuar mund Ballshin në shtëpi dhe tregoi se është një skuadër shumë e mirë. Nga ana jonë do të marrë vlerësimin e duhur, aq më tepër edhe për faktin se ne luajmë më mirë jashtë se në fushën tonë. Kam besimin maksimal se në Korçë lojtarët do të japin maksimumin, do jenë të kujdesshëm dhe pragmatistë”.

“Nëse në fushën tonë do isha pak më tolerant, do doja të merrnim tri pikët sesa të luajmë mirë. Duhet që skuadra të jetë konkrete në finalizim, lojtarët duhet të kenë luajtur 2-3 vite bashkë, kështu që kërkon shumë nivel dhe ne nuk pretendojmë të jemi një skuadër perfekte. Jemi skuadër e ndërtuar rishtazi, me miks lojtarësh nga jashtë dhe djem të ri. Rezi është një forcë dhe kualitet më shumë dhe shpresoj që në ndeshjen me Korçën të jetë në lojë. Mendoj se do jetë. Barazimi me Laçin është rezultat i kënaqshëm, që për mua vlen sa tre pikë”.

“Në ndeshjen me Apoloninë kishim volum të madh sidomos në pjesën e dytë dhe raste që duhet t’i kishim shënuar, kështu unë nuk shoh arsye për të bërë ndryshime në formacion”, u shpreh Ndreu.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency