Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Presioni ndaj arbitrave ndikoi në rezultat

Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu u shpreh i zhgënjyer për humbjen në Vlorë, teksa akuzoi se presioni i ushtruar ndaj arbitrave, solli gabime deçizive nga ana e tyre.

‘Nuk mund ta imagjinoj se si mund të luhet një takim, kur ndaj arbitrave ushtrohet aq shumë presion para ndeshjes. Kam dyshimet e mia për golin e anuluar, sepse nuk pashë faull më parë, por edhe për një penallti të mohuar ndaj nesh”, tha Ndreu.

Trajneri i Kamzës komentoi edhe ecurinë e skuadrës në këto 7 javë të para, ndërsa shpalosi edhe objektivat e ekipit, për këtë sezon të parë në Superligë.

“Jemi skuadër e ndërtuar rishtazi dhe objektivi ynë është të qendrojmë në mesin e tabelës. Me aq sa kam parë në këto 7 javë, them se jemi në gjendje të arrijmë këtë objektiv. Gjithsesi, uroj që ndeshje si kjo, me presion ndaj gjyqtarëve dhe me gabime të tilla, të mos përsëriten më, as për ne dhe as për skuadrat e tjera”, tha trajneri Ndreu.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...