Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndreu: Tani edhe fati kundër, kam menduar dorëheqjen

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu theksonte vazhdimisht se skuadra nuk duhet të mendojë për Europën, por të sigurojë mbijetesën, teksa koha duket se i ka dhënë të drejtë atij. Edhe sot kamzalinjtë luajtën mjaft mirë, por u mposhtën sërish nga Kukësi, duke u përfshirë përfundimisht në zonën e mbijetesës.

Sa e vështirë është të jesh trajner i Kamzës sot? Çfarë mund t’i thoni lojtarëve në dhomat e zhveshjes?
Ndreu: Futbolli tregoi se është shumë delikat, gjë që u pa edhe sot kur pësuam gol në momentin tonë më të mirë dhe ndoshta në të vetmin rast të rrezikshëm të kundërshtarit. Skuadra po luan mirë dhe kjo më pëlqen dhe më mbush me shpresë. Kam keqardhje që po luajmë mirë dhe nuk po marrim pikët, gjë që lë pasoja psikologjike te futbollistët.

Për muaj të tërë ishit në 4-shen e parë, tani në atë të fundit. SI do ta motivoni skaudrën në këtë fund kampionati?
Ndreu: Ndoshta edhe sot shpresuam të kishim edhe pak fat, por nuk e patëm sepse goditëm dy shtylla dhe patëm dy pretendime për penallti. Kam menduar edhe dorëheqjen, por nuk besoj se kjo i shërben skuadrën, ndaj nuk kam ndërmend ta braktis ekipin tani.

Vërtetohet se ke pasur të drejtë që vazhdimisht kërkojë përqendrim për të siguruar Superioren. Çfarë mendoje se i mungonte kësaj skuadre?
Ndreu: Që një skuadër të luajë në Europë, duhet të ketë një grup që luan prej të paktën 2-3 vitesh bashkë, ndaj edhe unë nuk e besoja se mund t’ia dilnim të kapnim Europën.

Sa ndikojnë mungesat?
Ndreu: Mendoj se peshon shumë mungesa e Frashërit, pasi ishte futbollist që krijonte gola me daljet e tij të shpejta. Dje na u dëmtua edhe Imeraj, por edhe Kuqi, që kanë qenë titullarë të vazhdueshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...