Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ndryshim 180 gradë, “Sacchi i Monzës” me shifra impresionuese

“Raffaelle Palladino do të jetë Arrigo Saki i Monzës”, pati deklaruar Adriano Galliani kur vendosi t’i besojë 38-vjeçarit pankinën e klubit nga Brianza, teksa shumë pak besuan se kjo do të ishte një lëvizje e suksesshme e drejtuesit të njohur.

Megjithatë rezultatet i kanë dhënë plotësisht të drejtë, pasi Palladino e mori skuadrën në një fazë kritike, me vetëm një pikë në 6 ndeshje, 3 gola të shënuar dhe 14 të pësuar, ndërsa pas tre javësh në krye të pankinës, situata ka ndryshuar 180 gradë.

Gjithçka nisi pas fitores minimale 1-0 ndaj Juventusit, u pasua nga një sukses 0-3 në transfertën ndaj Sampdorias dhe në fund me një sukses 2-0 ndaj Spezias, me Monzën që ka marrë 9 pikë të plota nën drejtimin e Palladinos, ka shënuar 6 gola dhe nuk ka pësuar ende asnjë.

Testi i radhës do të jetë transferta toskane ndaj Empolit, me Monzën që do të kërkojë një tjetër fitore, për të siguruar mbijetesën në Serinë A sa më shpejt të jetë e mundur.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...