Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ndryshim klauzole dhe ulje page për De Ligt, dy klube angleze gati të përfitojnë

Juventusi po tenton të rinovojë me një nga lojtarët më të rëndësishëm. Flasim për Matthijs De Ligt, i cili ka edhe dy vite kontratë me rekordmenët e futbollit italian.

Qendërmbrojtësi holandez ka një klauzolë prej 120 milionë eurosh, të cilën agjentët e tij duan të heqin. Ndërkohë, drejtuesit e Juves po synojnë që 22-vjeçari të ulë pagën sezonale.

De Ligt përfiton rreth 12 milionë euro në sezon, ndërsa bardhezinjtë duan ta mbyllin akordin e ri me një shumë vjetore prej 7-8 milionë eurosh.

Nga ana tjetër situatën e ndjekin me interes të madh Chelsea dhe Manchester City. “Blutë e Londrës” janë prej kohësh të interesuar për kartonin e lojtarit të Holandës.

Tani e duan edhe kampionët e Anglisë. Pep Guardiola e cilëson De Ligt si përforcimin perfekt për repartin e prapavijës dhe drejtuesit e “Cityzens” po përgatisin një ofertë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...