Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Ndryshim kursi, Wimbledon hap dyert për tenistët rusë e bjellorusë

Wimbledon hap dyert për tenistët rusë
Wimbledon hap dyert për tenistët rusë

Tenistët rusë dhe bjellorusë, të përjashtuar vitin e kaluar, mund të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Wimbledon, që nis në 3 korrik. Do të pranohen si atletë neutralë me kusht që të mos manifestojnë mbështetje ndaj pushtimit të Ukrainës dhe të mos marrin financime nga shtetet e Rusisë apo ai Bjellorusisë.

Një marsh pas ky i organizuesve, ishte vetë All England Lawn Tennis Associattion, që organizon Championships që e bëri të ditur pa hyrë në detaje në lidhje me arsyet e këtij ndryshimi të pozicionit, të vendosur në dakordësim me qeverinë britanike.

Tenistët e Rusisë dhe Bjellorusisë për të marrë pjesë në turneun londinez duhet të pranojnë të garojnë si atletë me status neutral duke qenë të ndaluar të shprehin në asnjë mënyrë mbështetje për pushtimin e Ukrainës.

Organizatorët kanë shprehur edhe keqardhjen për kritikat që kanë marrë vitin e kaluar në lidhje me përjashtimin e atletëve me prejardhje nga dy kombet e përfshira drejtpërdrejtë në pushtimin e Ukrainës.

Lexo edhe:

Në komunikatë konfirmojnë se vitin e kaluar nuk ekzistonin kushtet për regjistrimin e tenistëve të përmendur, duke shtuar se dënojnë totalisht pushtimin ilegal të Rusisë dhe në mbështetje të plotë të popullit ukrainas. Vendimi ka të bërë edhe me eventet britanike që do të mbahen para Wimbledon, në veçanti turnetë e Queens dhe Eastbourne.

Ian Hewitt, presidenti i All England Club komentoi: “Do të vazhdojmë të dënojmë totalisht pushtimin e paligjshëm nga ana e Rusise, pervecse do të vazhdojmë të mbështesim plotëesisht popullin ukrainas.

Ky ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë, dhe që nuk e kemi marrë aspak lehtë. Duke konsideruar të gjithë elementët që kishim në dispozicion, besojmë se ky është vendimi më i përshtatshëm për edicionin 2023. Nëse rrethanat do të ndryshojnë në mënyrë të ndjeshme që tani e deri sa të fillojë turneu, do të analizojmë situatën dhe do të marrim vendimet e duhura”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...