Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ndryshim planesh te Kukësi, ndeshja ndaj Dinamos nuk luhet në stadiumin e ri

Pritshmëritë për ndeshjen e javës së 16-të në Abissnet Superiore mes Kukësit dhe Dinamos ishin të mëdha. Kjo jo vetëm për përplasjen mes dy skuadrave, por edhe për kuriozitetin e opinionit sportiv për të zbuluar nga afër stadiumin e ri të verilindorëve, Kukës Arena, teksa kjo sfidë ishte menduar të inauguronte impiantin.

Megjithatë, së fundmi ka pasur ndryshim planesh duke qenë grupi i ekspertëve nuk ka dhënë ende miratimin për terrenin e fushës, e në këtë formë do të duhet edhe pak kohë sa të jetë plotësisht gati për të pritur ndeshjet e futbollit.

Në këtë pikë, Kukësi detyrohet të qëndrojë larg shtëpisë edhe për pak ditë teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare bëjnë të ditur tashmë se ndeshja me Dinamon në program për ditën e mërkurë, ora 16:45 do të zhvillohet në Elbasan Arena.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...