Ndryshim në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Departamenti i Komunikimit në FSHF, bën me dije se mbrojtësi Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida. Për shkak dëmtimi.
Futbollisti është dëmtuar gjatë ndeshjes së fundit në kampionatin rumun me Cluj, por është paraqitur që mbrëmë në grumbullimin e Kombëtares. Duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore.
Pas rezonancës magnetike është arritur në përfundimin se 30-vjeçari ka një dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës së majtë dhe ka nevojë për disa ditë pushim para se të nisë rikuperimin.
Lexo edhe:
- Tragjedi në futbollin shqiptar, Dwamena ndërron jetë në moshën 28-vjeçare
- “Ata janë një skuadër e mërzitshme”, Allegri: Interi? Prisni gjithçka!
- VIDEO/ Berisha i pakalueshëm, Empoli mposht Napolin në “Diego Armando Maradona”
- Dy atake kardiake, me Real Zaragoza dhe Blau Weiss Linz/ Sinjalet që Dwamena duhej ta kishte mbyllur me futbollin
Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin Jon Mersinaj, i cili do të bashkohet me ekipin në orët në vazhdim. Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të hënës.
Mersinaj është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. 24-vjeçari debutoi me Shqipërinë në qershorin e vitit të kaluar. Në miqësoren përballë Estonisë, sfidë që përfundoi në barazim 0-0.
