Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë disa ndryshime sa i takon trajnerëve në ekipet kombëtare të moshave. Ajo që bie në sy është rritja në detyrë e trajnerit Ervin Bulku i cili pas suksesit me Shqipërinë U17, tashmë do të kalojë në drejtimin e kuqezinjve U19 si dhe do të jetë përgjegjës për grupmoshën U18. Kujtojmë se më parë skuadra kombëtare U19 drejtohej nga tekniku i njohur shkodran, Armando Cungu, por që tashmë do të kalojë në “duart” e Bulkut.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Njoftimi i FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se do të ketë disa ndryshime në stafet e ekipeve Kombëtare të moshave U-15, U-17 dhe U-19. Trajneri i Kombëtares U-15 do të vazhdojë të jetë Armand Damo, i cili do të jetë përgjegjës edhe për grup-moshën U-14.
Kombëtarja U-17 do të drejtohet në vazhdimësi nga trajneri Ardi Behari, i cili më parë ka drejtuar ekipin kuqezi U-18 dhe do të jetë. Behari do të jetë gjithashtu përgjegjës edhe për grup-moshën U-16.
Ndërkaq, trajneri Ervin Bulku, i cili deri tani ka drejtuar ekipin U-17 sezonin e fundit dhe që arriti të kalonte deri në fazën Elite Round të Europianit për moshën U-17, do të marrë drejtimin e Kombëtares U-19 dhe do të jetë përgjegjës për grup-moshën U-18.
Kombëtarja U-21 do të vazhdojë të drejtohet në sezonin e ri nga trajneri Alban Bushi dhe i njëjti staf teknik.
