Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ndryshime në listën e kuqezinjve/ Mbrojtësi titullar nuk ia del, e zëvendëson Aliji

Ndryshime në listën e kuqezinjve
Ndryshime në listën e kuqezinjve

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ivan Balliu nuk do të jetë i gatshëm për sfidat eliminatore ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, për shkak dëmtimi.

Futbollisti kuqezi i është nënshtruar vizitave mjekësore pas ndeshjes së fundit në La Liga me klubin e tij Rayo Vallecano për një problem në tendinën e muskujve aduktor (muskujt rrëzë kofshës).

Lexo edhe: 

Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakt në vazhdueshëm me klubin spanjoll dhe pas konsultave është konfirmuar mungesa e Balliut në ndeshjet e qershorit.

Lojtari do të nisë ndërkohë fazën e rikuperimit, ndërsa trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë mbrojtësin Naser Aliji.

Futbollisti, i cili numëron 13 ndeshje me Kombëtaren, pritet të mbërrijë në grumbullim që të enjten dhe t’i bashkohet ekipit në stërvitje për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...