Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndryshime në sulm te Teuta, Khalid i larguari i parë?

Nisin largimet tek Teuta, pikërisht në repartin e sulmit aty ku skuadra durrsake ka zhgënjyer më shumë në këto 17 javë të para. Nga “djemtë e detit” është larguar sulmuesi afrikan Basit Khalid i ardhur në verën e kaluar nga Prishtina. Ky i fundit nuk ka bindur aspak në Durrës teksa në 9 takime në të cilat është aktivizuar në këtë sezon nuk ka shënuar asnjë gol. Khalid është parë në Prishtinë gjatë orëve të fundit nën shoqërinë e ish-shokut të tij të skuadrës te bardhekaltrit Mankenda, megjithatë nuk dihet ende nëse ai ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën apo ka shkuar thjeshtë për pushime në kryeqytetin kosovar. Ndoshta Khalid mund të rikthehet te Prishtina, skuadër tek e cila bëri paraqitje të mira. Pavarsisht gjithçkaje e sigurt është që te Teuta do të ketë lëvizje në sulm në merkaton e dimrit pasi si Khalid edhe malazezi Nikac nuk kanë bindur aspak me formën që kanë treguar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...