Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ndryshime pankinash te ekipet gjenoveze, ikën Di Francesco, gati edhe Andreazzoli

Kampionatet e futbollit janë ndalur për t’u lënë vendin ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa ky moment duket se po u shërben shumë dy skuadrave të Gjenovës në Itali, të cilat në 7 javët e para të sezonit të ri, nuk kanë marrë rezultatet e pritshme.

Kështu i pari që ka paguar, ka qenë trajneri i Sampdorias, Eusebio Di Francesco, i cili mori drejtimin e skuadrës në muajin korrik të këtij viti, por gjatë kohës qëndroi në stol, ekipi i tij mori vetëm një fitore dhe 6 humbje.

Marrëdhënia mes Di Francescos dhe drejtuesve të Sampdorias u zgjidh në mënyrë konsensuale, ndërsa tashmë i favorizuar për të zënë vendin e tij është Beppe Iachini, i cili e ka drejtuar këtë ekip edhe më sezonin 2011-2012, ndërsa ka qenë edhe në stolin e skuadrave si Empoli, Sassuolo, Udinese, Palermo, Siena, etj.

Edhe skuadra tjetër e qytetit, Genoa nuk pritet të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin Andreazzoli, pasi nën drejtimin e tij, ekipi ka marrë vetëm 5 pikë në 7 javët e para, shumë pak krahasuar me pritshmëritë e drejtuesve, që synonin zonën e sipërme të tabelës.

Presidenti i kuqebluve, Preziosi ka kontaktuar me ish trajnerin e Interit dhe Fiorentinës Stefano Pioli dhe ka marrë miratimin paraprak të tij për stolin, ndërsa në ditët në vijim pritet që gjithçka të marrë udhë zyrtare dhe t’i komunikohet shkarkimi Andreazzolit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...