Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Ndryshimi i formacionit nga ndeshja me Islandën, Duro: Sot luajnë emrat më në formë

Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 Shqipëria do të përballet në “Air Albania” ndaj Izraelit. Ndërsa janë bërë publike edhe formacionet zyrtarë të kësaj ndeshje, trajneri i Laçit, Shpëtim Duro ka komentuar në emisionin “Kuqezi” ndryshimin e formacionit nga ana ai ndaj Islandës.

Duro theksoi se në 11-shen startuese të përfaqësueses gjithmonë luajnë ata që janë më në formë.

“Ka ndryshim nga formacioni që patëm ndaj Islandës. Sot luajnë emra si Broja, Uzuni, Asllani e Bajrami, jo se ata që luajtën ndaj Islandës si Seferi apo Cikalleshi, që është i sëmurë, nuk bënë mirë, por Kombëtarja gjithmonë mban në formacion emrat më në formë.”-deklaroi tekniku

Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria ka mundësinë të dalë e para në grupin ku ndodhet, por duhet të tregohet shumë e kujdesshëm.

“Në futboll nuk mund të thuhet në mënyrë absolute që mund të fitosh. Megjithatë duke pasur në grup Izraelin dhe Islandën them se ne jemi favoritë për të qenë në krye të grupit, megjithatë duhet të them se në futboll asgjë nuk është e sigurt. Izraeli ka lojtarë shumë të shpejtë, por ka probleme në aspektin e mbrojtjes. Është një ndeshje që edhe duhet të mbrohesh mirë, por duhet të shënosh. Lojtarët janë të ngarkuar, por shpresoj të luajnë mirë.”-shtoi tekniku.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...