Premier League

Ndryshimi i “fytyrës” së Newcastle, “nëse Eddie Howe do të vinte një muaj më herët…”

Fitorja 2-0 ndaj skuadrës së Arsenalit ishte demonstrimi i fundit i fuqisë së Newcastle, jo vetëm nga pikëpamja financiare, por edhe sportive. Një ndryshim kursi që nuk mund të shpjegohet pa punën e trajnerit Eddie Howe në pjesën e dytë të sezonit.

Kështu, ish-trajneri i Bournemouthit, i cili është nominuar për çmimin e trajneri më i mirë i sezonit në Premier League, është përpjekur të ruajë qëndrueshmërinë e mbrojtjes së Newcastle dhe njëkohësisht duke propozuar një sulm shumë më kreativ. Tashmë “Magpies” nuk luajnë thjesht me topa të gjatë, kanë shumë opsione për të goditur portën kundërshtare falë afrimit në merkaton e janarit të lojtarëve që dinë ta godasin portën.

Ky është rasti i Bruno Guimaraes, i cili mbërriti në dimër për 42 milionë euro e tashmë është një nga lojtarët kyç në skemën e Howe. Trajneri mbështetet shumë te aftësia e brazilianit për të kombinuar dhe për të ruajtur topin.

Nuk duhet harruar edhe Trippier, që, për habinë e shumë tifozëve, mbërriti Atlético e Madridit për 12 milionë. Anësori anglez pati impakt të menjëhershëm në skuadrën e Newcastle. Tripper ishte i pafat, pasi në sfidën ndaj Aston Villas, ku edhe shënoi, theu metatarsalin e pestë në këmbën e tij. Një dëmtim i rëndë që e ka mbajtur larg fushës në tre muajt e fundit, por që nuk e ka prekur shumë Newcastle-n, i cili vazhdoi të ngrihej në tabelë, derisa e largoi përfundimisht hijet e rënies nga Premier League.

Kështu, skuadra e Howe ndodhet aktualisht në vendin e 12-të me 46 pikë, 12 më pas se Manchester United. “Nëse Howe do të kishte ardhur një muaj më parë, Newcastle do të ishte në pozicionet evropiane”. Kjo është bindja e tifozëve të Newcastle pas fitores së fundit kundër Arsenalit.

Në pritje të blerjeve të reja gjatë merkatos së verës, vetë Howe e bëri të qartë se kontrolli ekonomik i UEFA-s do të ishte pengesë. “Fair Play financiar” ka një ndikim në atë që ne mund të bëjmë gjatë verës. Nuk është një opsion për të ndryshuar plotësisht ekipin,” – pranoi trajneri i Newcastle javën e kaluar.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency