Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ndryshimi i trajnerit jep efekt, Shkëndija merr fitoren e parë sezonale

Pas ndryshimeve në pankinë, ku trajneri Qatip Osmani i la vendin Erhan Selimit, Shkëndija e Tetovës arriti të marrë fitoren e parë në kampionat, pasi mposhti thellë 3-0 Rabotnickin.

Sulmuesi brazilian Junior zhbllokoi sfidën në minutën e 19’, ndërsa në të 37-ën ishte Alimi që dyfishoi shifrat. Golin e tretë për kuqezinjtë e Tetovës e shënoi mesfushori Einur Totre, në minutën e fundit të ndeshjes, duke vulosur edhe 3 pikët e para sezonale.

Kampionët në fuqi të Maqedonisë Veriore e nisën kampionatin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke regjistruar 3 humbje dhe një barazim në 4 javët e para, ndërsa sot gjetën suksesin e parë sezonal, me shpresën për të mos u ndalur në misionin e mbrojtjes së titullit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...