Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ndryshimi në Formula 1, piloti me xhiron më të shpejtë…

Botërori i këtij viti në Formula 1 do të nisë pas 10 ditësh në Melbourne të Australisë. Në garën e parë të 2019-ës, që zhvilllohet më 17 mars, pritet të prezantohet një ndryshim në rregullore, që synon të japë 1 pikë për pilotin që realizon xhiron më të shpejtë gjatë garës. Por me një kusht, që ky pilot të jetë mes 10 të parëve në atë garë, pra të klasifikohet në zonën e pikëve.

Ky ndryshim i rregullores është miratuar pak ditë më parë në Këshillin Botëror të FIA-s, por që të hyjë zyrtarisht në fuqi duhet të miratohet edhe nga Komisioni Sportiv i Formula 1. Të gjithë anëtarët duhet të çojnë votën e tyre përmes një e-mail deri më datën 15 mars.

Kjo nuk është hera e parë që aplikohet ky rregull, pasi ka qenë në fuqi nga viti 1950 deri në vitin 1959, në kur zhvilloheshin garat e para të historisë së Formula 1. Ky rregull i pikëzimit për pilotin që realizon xhiron më të shpejtë në garë aplikohet edhe në Formula E dhe Formula 2. Ndërsa sistemi aktual i pikëzimit për 10 pilotët e parë në garë nuk pëson asnjë ndryshim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...