Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndryshon kalendari për javën e tretë, ndeshjet luhen në tri ditë

Ndryshon kalendari për javën e tretë të Abissnet Superiores, që do të luhet në tre ditë, duke nisur nga e shtuna pasdite deri të hënën.

Kështu sfida e parë e javës është ajo mes Teutës dhe Dinamos, që është planifikuar të luhet të shtunën në orën 13:45, në stadiumin e Rrogozhinës.

Shkak për këtë zhvendosje është fakti që në “Niko Dovana” po punohet për të përmirësuar cilësinë e tapetit dhe Teuta e ka nisur sezonin duke luajtur në fusha të tjera ndeshjet si pritëse.

Po të shtunën në të njëjtën orë, do të luhet sfida Kastrioti-Tirana. Ky takim do të luhet në Kamëz, që është bërë edhe shtëpia e krutanëve që prej rikthimit në elitën e futbollit shqiptar.

E diela është rezervuar për sfidën më të rëndësishme të javës, atë mes Partizanit e Vllaznisë, e cila do të startojë në orën 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”, që është zgjedhur nga kryeqytetasit për pritjen e këtij takimi.

Dy sfidat e tjera të javës së tretë, Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi, do të luhen të hënën në orën 13:45. Të gjithë takimet do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport, ku nuk do të mungojë as emisioni dedikuar Superiores “Gol pas Goli”.

Kalendari i javës së tretë:
E Shtunë, 13:45
Teuta – Dinamo (Rrogozhine)
Kastrioti – Tirana (Kamëz)

E Diel, 19:45
Partizani – Vllaznia (Elbasan Arena)

E Hënë, 13:45
Laçi – Kukësi
Egnatia – Skënderbeu

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...