Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Ndryshon ligji për shtetësinë shqiptare, festojnë edhe talentet nën 18 vjeç

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ndryshimet në ligjin “Për shtetësinë”, për t’u krijuar mundësinë talenteve të sportit që kanë lindur e jetojnë jashtë Shqipërisë që të pajisen me pasaportën shqiptare. Edhe kur nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç…

Diçka që e ka njoftuar kryeministri i Republikës Shqipërisë, Edi Rama. I cili përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se kjo gjë u jep mundësinë të rinjve që të veshin fanellën e kombëtares në çdo disiplinë sportive.

Lexo edhe:

Një ndryshim i propozuar nga qeveria që lehtëson ndjeshëm procedurën, veçanërisht lojtarët e moshave të kombëtares së futbollit. Për shkak se burokracitë ishin bërë pengesë e madhe për shumë lojtarë që të pajiseshin me dokumentacionin e nevojshëm.

Në të shkuarën nuk kanë munguar rastet kur futbollistë të caktuar kanë pritur me javë, duke humbur ndeshjet zyrtare, pikërisht për shkak të çështjeve burokratike.

Por ky ndryshim në ligj u krijon mundësinë që tashmë të marrin shtetësinë shqiptare, në momentin që federatat sportive do të konfirmojnë interesimin për talentet nën 18 vjeç. Me qëllim që të jenë pjesë e skuadrave përfaqësuese.

Bujar Leskaj ishte i vetmi deputet që votoi kundër për këtë ndryshim në ligj…

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....