Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Ndryshon presidenca pas 35 vitesh, klubi i njohur me pronar amerikan

Lyoni, një nga klubet më të njohura franceze, ka një pronar të ri. Jean-Michel Aulas shiti në verë shumicën e aksioneve pas 35 vitesh në krye të klubit francez. Nën presidencën e tij, Lyoni përjetoi periudhën më të shkëlqyer dhe më të suksesshme në histori.

Skuadra franceze fitoi 18 trofe gjatë “mbretërimit” të 73-vjeçarit, ku bien në sy shtatë titujt kampion radhazi (2002-2008) dhe shumë perfomanca fantastike në Champions League, vite kur Lyoni eliminonte skuadra si Real Madrid.

Në vitin 2008, sipas revistës prestigjioze Forbes, francezët renditeshin në vendin e 13-të për sa i përket klubeve më të pasur në planet.

Aulas u bë i famshëm për aftësitë e tij të shkëlqyera menaxheriale, rritjen e talenteve të rinj dhe shitjen e mëvonshme të tyre për shuma të majme.

Prej ditës së sotme, Lyoni ka aksioner kryesor dhe automatikisht president amerikanin John Textor, i cili ka aksione edhe tek anglezët e Crystal Palace (40%).

Biznesmeni 57-vjeçar, kreu i “Eagle Football Holding” zotëron edhe dy klube të tjera: brazilianët e Botafogos dhe belgët e RWD Molembek.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...