Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

“Ndryshova ambient për të mirën e shëndetit mendor”, Marquez: Tani po argëtohem në pistë!

Pas 11-vitesh dhe gjashtë titujve Botërorë të arritur me Hondën, Marc Marquez vendosi të ndryshonte skuadër këtë sezon duke iu bashkuar italianëve të Ducatit. Në një intervistë të fundit, spanjolli zbulon edhe arsyen e kësaj lëvizje duke theksuar se këtë vendim e mori në të mirë të shëndetit të tij mendor. 31-vjeçari, u shpreh se nuk ishte e lehtë që të braktiste mekanikët dhe bashkëpunëtorët e tij, por shtoi se tashmë ndjehet i lumtur kur zbret në pistë.

“Ishte një vendim shumë i vështirë. Unë nuk e dëgjova zemrën time, thjesht mendova për atë që ishte më e mira për të ardhmen time. Mendova vetëm për faktin që doja të isha një “kalorës” në MotoGP për shumë vite të tjera.

Lexo edhe:

Repsol Honda ishte jeta ime, karriera ime, ishte shumë e vështirë të largohesha nga mekanikët e mi, teknikët e mi dhe sponsorët e mi, por u shpjegova se nëse do të qëndroja me Honda-n do të prekej shëndeti im mendor.

Tani po argëtohem. Arsyeja kryesore që mora këtë vendim ishte të rizbuloja nëse isha ende mjaftueshëm konkurrues. I dhashë një përgjigje vetes, jam konkurrues. Natyrisht, një tjetër gjë është të jesh edhe më konkurrues për të synuar titullin në MotoGP. Aktualisht mund të luftoj për pesë pozitat e para me më të mirët dhe kjo më bën të lumtur”, u shpreh Marquez.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...