Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Në 12:00 shorti, skuadrat që mund të përplasen me Milanin dhe Romën

Tashmë është plotësuar lista me 16 skuadra që do të garojnë në fazën e 1/8-ave të Europa League. Pas verdiktit të play-off-it, ku u përballën me njëra-tjetrën vendet e dyta të tetë grupeve me skuadrat e ardhura nga Champions League, tashmë shorti, që do të hidhet në mesditë, do të përcaktojë tetë çiftet e raundin të ardhshëm.

16 skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy vazo. Në vazon e parë janë kokat e grupeve, ndërsa në vazon e dytë të kualifikuarat e mbrëmjes së të enjtes.

Formati është i zakonshmi: ndeshje vajtje-ardhje, pa rregullin e golave ​​si mysafir. Në rast barazimi pas 180 minutash, do të zhvillohet koha shtesë. Nëse nuk mjaftojnë, do të gjuhen penalltitë.

Duhet mbajtur mend se skuadrat e të njëjtit komb nuk mund të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazën.

Milani dhe Roma, që vijnë nga play off-i, rrezikojnë të përplasen me skuadrat më të forta si Liverpool, Leverkusen, Brighton, Rangers, Ëest Ham dhe Villarreal.

Lexo edhe:

Pas shortit të Europa League, në orën 13:00 goglat do të përzihen për Conference League. Edhe në këtë këtë kompeticion zbatohet i njëjti format: në vazon e parë janë skuadrat e kualifikuara si koka grupi, ndërsa në vazon e dytë të kualifikuarat e fazës play off ku u përplasen vendet e dyta në grupe me skuadrat e ardhura nga Europa League.

Ndeshja e para të fazës së 1/8-ave do të luhen më 7 mars, ndërsa takimet e kthimit një javë më vonë, pra më 14 mars.

Shorti Europa League dhe Konference League do të transmetohet drejtpërdrejt nga SuperSport, duke nisur nga ora 12:00.

Europa League

Fitueset e grupeve

Atalanta (ITA)

Brighton (ENG)

Leverkusen (GER)

Liverpool (ENG)

Rangers (SCO)

Slavia Praha (CZE)

Villarreal (ESP)

West Ham (ENG)

Skuadrat që fituan play off-in

AC Milan (ITA)

Benfica (POR)

Freiburg (GER)

Marseille (FRA)

Qarabağ (AZE)

Roma (ITA)

Sparta Praha (CZE)

Sporting CP (POR)

 

 

Conference League

Fitueset e grupeve

Aston Villa (ENG)

Club Brugge (BEL)

Fenerbahçe (TUR)

Fiorentina (ITA)

LOSC Lille (FRA)

Maccabi Tel-Aviv (ISR)

PAOK (GRE)

Viktoria Plzeň (CZE)

Skuadrat që fituan play off-in

Ajax (NED)

Dinamo Zagreb (CRO)

Maccabi Haifa (ISR)

Molde (NOR)

Olympiacos (GRE)

Servette (SUI)

Sturm Graz (AUT)

Union SG (BEL)

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...