Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Në Angli bëjnë prapakthehu, merkatoja e verës mbyllet më 1 shtator

Premier League bën prapakthehu në vendimin për afatin e mbylljes së merkatos të transferimeve të muajve të verës. duke nisur që nga ky vit, ky sesion merkatoje do të mbyllet në të njëjtën ditë si klubet e tjera evropiane, pra më 1 shtator.

E gjithë kjo ndodhi pas një takimi që klubet zhvilluan në hotelin “Central London”, duke e anuluar vendimin e një viti më parë, për të mbyllur merkaton një ditë para fillimit të sezonit futbollistik (Premier League nisi më 9 gusht). Në atë kohë, klubet që e kundërshtuan më shumë vendimin për të mbyllur merkaton 1 ditë para nisjes së sezonit ishin Chelsea dhe Manchester United, ndërkohë që Liverpooli, Tottenhami dhe Arsenali e mbështetën këtë ide, por tani duket se këto të fundit ndërruan mendje dhe u shprehën dakord për rikthimin në sistemin e vjetër, duke parë pasiguritë e verës së kaluar. Klubet britanike në 2019 vunë re që ato të kampionateve të tjera në kontinentin evropian kishin 25 ditë më shumë në dispozicion për të bërë përforcimet e tyre që do të thotë më shumë avantazh.

Sipas tabloidit The Sun në mbledhjen e zhvilluar këtë vit, 6 Klubet e Mëdha të premier Leagues votuan në bllok për ndryshimin e datës së mbylljes së merkatos dhe më pas për kthimin në sistemin e mëparshëm, ndërkohë që afati i mbylljes së merkatos më herët u mbështet nga ekipet më të vogla të Premier Leagues. Në fund fitoi vullneti i gjigantëve të futbollit anglez dhe Premier League doli me komunikatë zyrtare ku njoftoi ndryshimin e datës së mbylljes së merkatos së transferimeve të verës për sezonin 2020/2021

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...