Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Në Angli i frikësohen rikthimit të huliganëve, këtë sezon arrestimet u rritën në masën 47%

Vitet ’70-’80 ishin të vështira për futbollin dhe Federatën angleze e cila përballej me huliganizmin që tifozët shfaqnin në stadium duke u kthyer në një problem për zhvillimin normal të 90 minutave. Ndërkaq, sherret e tifozerive me armë të ftohta nuk mungonin jashtë stadiumeve duke shkaktuar një kaos të vërtetë që dërgoi më pas Anglinë në shtrëngimin e rreptë të masave duke nisur arrestimin dhe pastrimin e futbollit nga huliganët.

Mirëpo, në sezonin e fundit, në ishull janë shtuar sërish rastet kur një ndeshje futbolli bëhet “pis” nga tifozët e papërgjegjshëm. Nga studimet e fundit në Britani, rezulton se rastet në të cilat tifozët kanë hedhur sende në fushë duke goditur lojtarët kundërshtarë, thirrjet raciste apo edhe hyrjet në fushë janë shtuar ndjeshëm.

Deri në këtë pikë të sezonit janë arrestuar plot 802 persona në lidhje me dëmtimin e imazhit të një ndeshje futbolli, teksa e përkthyer në përqindje atëherë krahasuar me sezonin 2019-2020 rastet e tilla janë 47% më shumë.

Po në sezonin 2019-2020 ndeshjet patën minimalisht parregullsi nga tifozët në masën 34% ndërsa në këtë sezon i cli kërkon edhe disa muaj për të përfunduar, përqindja shkon në 48%, ose e thënë ndryshe në këtë sezon gati gjysma e ndeshjeve të luajtura në total ka pasur një incident qoftë edhe minimal të ardhur nga tifozët në shkallët e stadiumit. (Në këtë studim përfshihen të gjithë nivelet e futbollit anglez dhe jo vetëm Premier League).

Sakaq, këtë fenomen shqetësues, ekspertët britanikë e lidhin me faktin e euforisë së tifozëve të cilët u rikthyen në stadiume pas pandemisë, ndërsa shtojnë se tashmë bëhet fjalë edhe për një brez të ri, i cili gjithnjë e më shumë ka tendencën për t’iu mos iu bindur rregullave, çka mund të dërgojë Federatën në marrjen e masave ekstreme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...