Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Në Angli i refuzuan lejen e punës, sulmuesi holandez shpreson te La Liga

Justin Kluivert është ende në kërkim të një skuadre për të vijuar karrierën. Sulmuesi holandez përfundoi jashtë planeve të trajnerit Jose Mourinho ndaj në orët e fundit të merkatos është në pritje të një telefonate nga Spanja.

Valencia dhe Espanyol janë klubet e interesuara për shërbimet e holandezit ndërsa kanë nisur edhe bisedimet me drejtuesit e Romës për të bërë të mundur një lëvizje in extremis. Në fakt, Kluivert nuk do të duhej të gjendej aspak në këtë situatë pasi prej disa ditësh si ai vetë, ashtu edhe klubi italian kishin arritur marrëveshjen me Fulham.

Por, pengesë për këtë transferim u bënë autoritetet britanike të cilat refuzuan ta pajisnin sulmuesin me vizën e punës për shkak të minutashit të Kluivert me Romës. Në këtë formë, tratativa ishte e pamundur të konkretizohej e tashmë, 23-vjeçari po kryqëzon gishtat për një kalim në Spanjë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...