Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Në Angli të shpërlajnë trurin! Brazilianë, ikni luani më mirë në Spanjë”

Cafu është i vetmi futbollist që ka luajtur në tri finale radhazi të Kupës së Botës (1994, 1998, 2002). Një nga anësorët e djathtë më të mirë në histori, ka folur rreth futbollistëve braziliane që transferohen në Premier League.

Kam frikë se sa më shumë të kemi lojtarë brazilianë që transferohen në Premier League, aq më pak shanse do ketë Brazili për të fituar Kupën e Botës.

Imagjinoni të të shpërlahet truri çdo javë nga Gary Neville dhe kolegët e tij duke të thënë se jeni më i miri në botë, ndërkohë që niveli yt nuk i përafrohet më të mirëve.

Unë preferoj La Ligën, sepse ata kanë mentalitet të lartë për të arritur në finale dhe për t’i fituar ato. Në La Liga nuk e mbajnë gojën para kamerave televizive duke thënë gënjeshtra për lojtarët spanjollë apo duke i ngjitur ata në majë të botës. Në Spanjë flasin për futboll, jo për mite.

I dëgjova duke thënë se mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit është në nivelin tim në atë pozicion si mbrojtës i djathtë. Nuk doja të debatoja, sepse e dija se Vinicius do t’i tregonte botës të vërtetën, dhe ai e bëri në Paris… “, deklaroi Cafu.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...