Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Në Argjentinë janë të bindur: Messi qëndron te Barcelona, vendimi komunikohet sonte

Pavarësisht letrës së të atit, drejtuar La Ligës, ku i theksonte se klauzola prej 700 milionë eurosh për prishjen e kontratës me Barcelonën, nuk është më e vlefshme, në Argjentinë janë të bindur që Lionel Messi do të vijojë të qëndrojë në “Camp Nou” edhe një tjetër sezon.

Duke cituar burime pranë futbollistit, mediat argjentinase shprehen të bindura se në orët e mbrëmjes së sotme Lionel Messi do të dalë me një komunikatë zyrtare, ku do të zbulojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona.

Shkak i këtij vendimi mësohet të jetë bërë koha e shkurtër në dispozicion për të gjetur gjuhën e përbashkët me katalanët për prishjen e kontratës, por mbi të gjitha edhe vullneti për të shmangur një betejë ligjore me klubin e Barcelonës.

Ndërkohë mësohet se edhe klubet e interesuara për të marrë shërbimet e Lionel Messit, ia kanë bërë të qartë këtij të fundit se do të negociojnë vetëm mbi baza marrëveshjesh dhe nuk kanë ndërmend të përfshihen në beteja ligjore me Barcelonën.

Kështu ylli argjentinas pritet që në fillim të javës së ardhshme të kryejë edhe vizitat mjekësore e testet e Covid-it, para se të vihet në dispozicion të trajnerit Koeman, për t’u përgatitur për sezonin e ri, që për Barcelonën do të startojë më 26 ose 27 shtator përballë Villarealit.

Nga ana tjetër presidenti Bartomeu ka dhënë garancinë se nëse Messi vendos të rikthehet, atëherë nuk do të marrë asnjë gjobë apo masë tjetër ndëshkimore, për mosparaqitjen në grumbullim në ditën e caktuar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...