Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Në Argjentinë përgënjeshtrojnë Marottën: Dybala e ka vendosur të ardhmen

Pavarësisht deklaratave të Beppe Marottës, Paulo Dybala do të vishet zikaltër. Janë të bindur gazetarët në Argjentinë, të cilët raportojnë se sulmuesi dhe klubi i Interit kanë arritur tashmë marrëveshjen në të gjithë detajet.

Për momentin Dybala vijon të shijojë pushimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Marotta i ka premtuar se sapo të largohet ndonjë nga futbollistët aktualë, do të vijë menjëherë të firmosë kontratën në Milano.

Pikërisht numri i lartë i sulmuesve në dispozicion të Inzaghit, plot 6 momentalisht, ka bërë që te Interi të ndalen disi dhe të marrin kohë para se të zyrtarizojnë firmën me Dybalën, megjithatë palët janë optimist se do të mund të mbyllin gjithçka brenda 15 korrikut.

I pari që do të lirojë vend është Andrea Pinamonti, që kërkohet me ngulm nga Atalanta dhe dy klubet zikaltër po negociojnë mbi çmimin e kartonit. Me largimin e tij, zëri i pagave në buxhet do të ulej me rreth 3 milionë euro.

Ndërkohë, zikaltrit shpresojnë që të sistemojnë sa më shpejt edhe dyshen kilene Sanchez-Vidal, të cilët së bashku peshojnë 22 milionë euro në buxhetin e pagave dhe mesfushori është vetëm një hap larg transferimit te Flamengo.

Vetëm pas sistemimit të Sanchez, te Inter do t’i hapet dera Dybalës, që bashkë me Lukakun, Dzekon dhe dy argjentinasit Lautaro e Correa, do të jenë 5 sulmuesit që do të mbajnë peshën e repartit sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...